E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hoxha”,rrëzohet kërkesa për ndryshimin e trupit gjykues

Kërkesa ishte bërë nga avokati i të pandehurit Ilir Kumbaro, me pretendimin se ky trup kishte caktuar ditë më parë masën e sigurisë së "arrestit me burg" në mungesë ndaj klientit të tij dhe për këtë arsye, nuk duhej të vazhdonte  me gjykimin e çështjes. Gjatë seancës së sotme përfaqësuesit e  organit të akuzës kërkeuan marrjen në pyetje të njërit prej dëshmitarëve të çështjes Avdyl Loshaj në Holandë. Ndërsa nga  pala mbrojtëse u kërkua pyetja e një tjetër dëshmitari që mendohet se ndodhet në Itali. Lidhur me këto kërkesa, Gjykata vendosi që të shprehet seancën e ardhëshme.  Katër ish- punonjës të Shërbimi Informativ Shtetëror,  (SHISH) Arben Sefgjini, Avni Koldashi,  Ilir Kumbaro dhe  Budjon Meçe, akuzohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda si autorë të rrëmbimit me pasojë zhdukjen e shtetasit Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›