E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, "ok" kërkesës për paraburgim të dy deputetëve

Parlamenti i Maqedonisë në një debat që zgjati deri pas mesnate miratoi kërkesat për paraburgimin e dy deputetëve të BDI-së, Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini.

Pas një debati të gjërë, kërkesa e parashtruar nga Gjykata për miratimin e paraburgimit për deputetin Hisen Xhemaili u miratua me 70 vota pro dhe 3 kundër.

Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve, INA, deputetët shqiptarë në Parlament, në fjalimet e tyre theksuan se procedimi i katër rasteve të kthyera nga Haga në mënyrë të drejtpërdrejtë cënon ligjin për amnisti, Marrëveshjen e Ohrit dhe ndikon në tendosjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Sipas tyre, ky vendim është një hap prapa në proceset e integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›