E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili në 11-shen më të mirë

Futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili ka zënë vend në top 11, përkatësisht në ekipin më të mirë të javës në kampionatin italian. Këtë vlerësim e ka bërë ueb faqja goal.com, e cila çdo javë publikon listën e futbollistëve më të mirë në ligat më të forta evropiane.

Futbollisti i Parmës pati paraqitje të shkëlqyeshme kundër Fiorentinës dhe e ka zënë një vend në mesin e më të mirëve të mesfushës, së bashku me Esteban Cambiasso (Inter), Momo Sissoko (Juventus) e Andrea Lazzari (Cagliari).

“Mesfushori me nënshtetësi zvicerane është rikthyer të luajë siç e kemi parë shpesh sezonin e kaluar me Torinon. Ai ka shumë kualitet, teknikë dhe pati pasime milimetrike kundër Fiorentinës”, vlerëson goal.com, e cila dërgon korrespodentë në çdo stadium të Serie A. Portieri më i mirë është zgjedhur Julio Sergio i Romës.

Treshja e mbrojtjes së TOP 11 përbëhet nga Fabio Grosso (Juventus), Christian Panucci (Parma) e Marco Rossi (Sampdoria), kurse treshja sulmuese është Francesco Totti (Roma), Alberto Gilardino (Fiorentina) e Marco Borriello (Milan). Kurse, trajneri më i mirë u zgjodh Francesco Guidolin i Parmës.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›