E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Anulloj shitjen e tokës tek “Taivani”

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se do të anulohet shitja e tokës tek lokal “Taivan”, në Tiranë.
Për këtë, ai i ka kërkuar Ministrit të Transporteve e Punëve Publikëe Sokol Olldashi të sjellë vendimin ku caktohet anullimi i shitjes. Kryeministri i ka cilësuar veprimet me tokën tek kompleks "Tajvan" si dhunim mafioz të ligjit pasi është vërtetuar se pas shitjes u përvetësua 1530 metra katrorë pronë publike.

“Toka tek Taivani u përvetësua nga Rama, i cili me këtë vendim ka shkelur ligjet e vendit. Pronari i vërtetë do të përballet me ligjin. Do të anulojmë dhunimin mafioz. Ky dhunim dëshmon pse aleanca mafioze nuk njeh gjykatat”, theksoi Berisha.

Ai shtoi se pas këtij vendimi fshihen interesa mafioze, duke shtuar se mafia nuk ka interesa të tjera përveç pasurimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›