Topalli: Parlamenti punon edhe pa opozitën
Nënkryetarja e demokratëve dhe kryetarja e Parlamentit, në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në ‘News 24’ theksoi se opozita nuk po i bën ultimatume qeverisë, por vetëm shqiptarëve. Topalli në këtë intervistë argumentoi faktin se, nuk mund të ketë hapje kutish kur rezultati i këtyre zgjedhjeve është certifikuar nga të gjithë faktorët, qoftë të brendshëm, ashtu dhe të jashtëm. Ajo e konsideroi si ditë të rëndësishme 16 nëntorit, kur BE-ja mori vendim për të filluar procedurat për hartimin e opinionit për të parë nëse Shqipëria është e gatshme për t’i hapur negociatat për anëtarësim.
Zonja Topalli, sa i takon procesit të liberalizimit të vizave ne jemi të fundit në Ballkan, edhe pas Kroacisë, pas Serbisë, jemi të fundit edhe nga Maqedonia, e cila mori ftesën për çështjen e statusit në kulmin e luftës civile...?
Nuk jemi të fundit. Nuk i është dhënë Serbisë ftesa për statusin e kandidatit, nuk jemi të barabartë me Kroacinë, jemi para Maqedonisë pasi jemi anëtarë të NATO-s. 8 dhjetor 1990, shqiptarët kërkonin një OK nga 27 vendet e BE-së. Ishte pikërisht për këtë gjë për të cilën shqiptarët punuan. Gjë më të rëndësishme për shqiptarët se kjo nuk ka. 16 nëntori hyn në histori si datë historike e vendit tonë.
Por, kërkesa thjesht u mor në shqyrtim…
Jo, nuk është kaq e thjeshtë. Ata thanë OK për rezultatet e zgjedhjeve. Në një farë mënyre përgëzuan qeverinë dhe i thanë në një farë mënyre opozitës që të shkojë në Parlament, sepse zgjedhjet janë OK.
Aktualisht gjysma e deputetëve nuk është në Parlament...
Më vjen keq. Por, Parlamenti ka punuar gjatë këtyre kohëve, ka miratuar rreth 55 ligje të rëndësishme, komisionet parlamentare gjithashtu vazhdojnë punën me diskutime dhe janë në radhë për t’u miratuar ligje të rëndësishme. Është buxheti që do të votohet në Parlament të enjten, është ligji ‘antimafia’, që gjithashtu është një ligj i rëndësishëm dhe është kusht për liberalizimin e vizave. Do të kisha dashur të ishte opozita për të thënë se çfarë mund të bëhej më mirë për rritjen e rrogave, kishte rast për të folur për politikën e saj në raport me rritjen ekonomike, në raport se si mund të bëheshin më mirë gjërat. Por, kështu si po vepron opozita, kjo po e çon atë drejt asgjësimit.
Do t’i hapni kutitë?
Më duket qesharake kjo gjë, kërkon hapjen e kutive. Burri dy metër i gjatë që ka dy muaj që sorollatet rrugëve dhe thotë hapni kutitë. Ai i hapi vetë, i numëroi vetë, me 20 mijë komisionerë që votuan procesverbalet, shtatë anëtarë të KQZ-së që votuan 7 me zero për dhënien e mandatit. E dini se çfarë thanë senatorët çek, ripranim dhe rikonfirmim të rezultatit të zgjedhjeve. Unë, në fakt nuk e kam parë Ramën si përfaqësues i PS-së, sepse ai nuk ka asnjë lidhje me këtë parti. Ai është një person që për nënkryetar mund të ketë Fidel Yllin apo Koço Kokëdhimën.
Përse nuk i hapni?
Sa më shumë që afrohet data 8 dhjetor, gjej rastin t’i ftoj qytetarët për të marrë pjesë në këtë festë. Isha në zyrë kur protestonin. Po, është e vërtetë, ajo është zyra e Enver Hoxhës. Kë kisha poshtë dritareve? Gramoz Ruçin ministrin e fundit të Rendit të regjimit dhe Skënder Gjinushin, ministër po i atij sistemi, Ditmir Sulë Bushatin, Ilir Hamit Beqjan. Ore pse vdiq Kristaq Rama është i biri, pse nuk është në gjendje Hamit Beqja është i biri, nëse nuk është Sulë Bushati, është i biri. Në 8 dhjetor 1990 kishim përballë Xhelil Gjonin, Namik Doklen, Skënder Gjinushin, këta kishim përballë edhe para disa ditësh. A nuk ishte ministër i Brendshëm Ruçi pas votimeve, dhe në 2 prill ishte po ministër, apo ministër i Malit me Gropa apo i ambasadave.
Të vetmet zgjedhje të certifikuara ishin ato që realizoi Ramiz Alia, pastaj zgjedhjet e tjera nuk kanë qenë të lira dhe të ndershme. Kur do të vijë ai moment kur do të ketë ndëshkim elektoral për krimin elektoral?
More, ai mund të thotë shumë gjëra, këto janë gjëra psikike. Unë nuk jam mjeke psikiatre për të hyrë në mendjen e Edvinit. Unë jam njeri serioz, kam ndryshuar gjithçka sipas Edvinit, që nga sistemi zgjedhor, deri te numërimi online që shihej edhe në KQZ, dhe kemi parë procesverbalet, janë firmosur nga 20 mijë komisionerë socialistë. U rrëzuan kërkesat në Kolegjin Zgjedhor. Pastaj ishte raporti i OSBE-së, që i certifikoi këto zgjedhje. Këshilli i Europës në raportin e tij theksoi se, në 93 për qind të qendrave të votimit është votuar mirë dhe shumë mirë. Pastaj, raporti që s’ka asnjë provë për manipulim. E pranon sistemin apo jo, kur ka dhe arbitër ndërkombëtar...hiq atë të Kubës, se Fideli është i sëmurë, por as Rauli nuk flet si Rama. Një njeri që nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve është njeri jashtë sistemit.
Po ia vodhën votat, dhe sipas raporteve në 1/3 e qendrave të votimit është votuar keq dhe shumë keq. Opozita nuk kishte fakte, ajo do hapjen e kutive për të gjetur provat. Kush mund të jetë kompromisi?
Zgjedhjet kanë kaluar të gjitha shkallët e gjykimit, edhe me vendimin e 16 nëntorit. Të thuash të bësh kompromis mbi vullnetin e sovranit? Kur certifikohen zgjedhjet, mbyllet goja. Por, unë po them se janë interesa ekonomike, mafioze të një grupi të shoqërive të ndërtimit që janë lidhur me Edvin Ramën, dhe jo me Partinë Socialiste. Ka ndarje të thellë mes PS-së dhe Edvin Ramës. Kush është nënkryetar i PS-së, Fidel Ylli, Tom Doshi, Koço Kokëdhima, të gjithë miliarderët që u janë prishur interesa. Ministri Olldashi e denoncoi në fillim dhe do të denoncojë edhe në vijim.
Pra, nuk po hapen kutitë...
Unë kam qenë gjatë tetë viteve në opozitë, mua më pëlqen ai rol, se atëherë të ikte kutia së bashku me komisionerë. E keni dëgjuar ndonjëherë që ka pasur kërkesë për hapjen e kutive?
Po, por sipas Kodit, me kërkesë të dy anëtarëve kutitë duhet të hapen?
Po, është e vërtetë që me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-së, bazuar mbi fakte filmike apo prova, kutitë duhet të hapen. Por, kjo kërkesë nuk u pranua, se nuk kishin asnjë provë filmike apo shkresore. Ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë të socialistëve, ku përjashton vendime politike mbi vendimet gjyqësore. Nëse bëhet një kompromis mbi këto vendime, atëherë kjo do të thotë se s’ka nevojë për të shkuar në zgjedhje, po ndajmë postet, këto ministri unë dhe këto ti, pastaj ndajmë agjencitë, pastaj ndajmë dhe disa gjëra të tjera.
Nuk ka asnjë lloj mënyre që të gjendet një kompromis?
Ai kujton se ultimatumin ia bën qeverisë, po ai ia bën shqiptarëve, ai ta harrojë që i bën ultimatume qeverisë. Ka arritur 16 nëntori, s’ka datë më të rëndësishme. Ta harrojë forcën e dhunën që thotë ai Shalsi apo ai djali i 99-ës. Duhet ta mbajnë mirë në shënim.
Në 12 dhjetor do të jetë kongresi i PD-së, do të kandidoni si nënkryetare e kësaj partie?
8 dhjetori është datë e jashtëzakonshme, pas 16 nëntorit. Ishte kjo parti që rrëzoi komunizmin, kjo rrëzoi Xhelil Gjonin, Sulë Bushatin, Skënder Gjinushin, Namik Doklen dhe si e kishin emrin ata të tjerët. Ishte Sali Berisha që na futi në OSBE, në KE, ishte Berisha që na futi në NATO, ishte ai që bëri zgjedhjet të certifikuara. Pozicionet në parti s’kanë fare rëndësi, për mua ka rëndësi integrimi.
A po përgatitet Partia Demokratike për një post-Berisha?
Më kujtohet kur Bleri fitoi për herë të parë, për herë të dytë dhe herë të tretë. Ky është kongresi i fitores.
Po ju zonja Topalli në Parlament i keni mbyllur gojën ministrit të Brendshëm?
Kryetarja e Parlamentit ka të drejtë të presë fjalën në Parlament. Ma kanë ndërprerë edhe mua fjalën. Në fakt, kur je para mikrofonit nuk e kupton se sa kohë ka kaluar. Hapësirë mund t’i japësh kreut të grupeve parlamentare, kryeministri e ka të pakufi fjalën në Parlament.
Po flitet se Basha është ankuar te Berisha për këtë gjë?
Po flasim gjëra serioze. Po edhe mua më ka ndodhur ndërprerja e fjalës.
A mendoni se Basha do të jetë pasues i Berishës?
Po, meqë kështu po sillet Edi Rama, Berisha mund të marrë mandatin e tretë.
A duhen rikonstruktuar struktura e partisë?
Ka nevojë për t’iu përshtatur sistemit të ri elektoral.