Maqedoni, partitë politike bien në ujdi për zgjedhjen e Presidentit
Liderët e katër partive politike kryesore në Maqedoni (VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH), më në fund, arritën marrëveshje, duke pranuar rekomandimet e OSBE-së për organizimin e zgjedhjeve presidenciale demokratike e korrekte dhe duke e mbyllur me sukses këtë çështje, për të cilën deri tani kanë pasur mosmarrëveshje, për më tepër që në Bruksel, së shpejti, do të paraqitet raporti për Maqedoninë nga ana e Komisionit Evropian. Censusi (numri i nevojshëm i zgjedhësve në zgjedhje, që ato të konsiderohen të vlefshme) u ul deri në 40 për qind, ashtu sikurse propozoi partia opozitare kryesore sllavo-maqedonase, LSDM (Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë). "Me marrëveshjen e arritur, Presidenti i ri do të ketë legjitimitet para të gjithë qytetarëve në vend, por, sidoqoftë, e rëndësishme është se ne ramë dakord dhe miratuam të gjitha rekomandimet e OSBE-së dhe të ODIHR-it", deklaroi i ngarkuari me detyrën e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Kryetari i partisë tjetër opozitare, asaj shqiptare, PDSH, Menduh Thaçi, vuri në dukje: "Mendoj se ky është një census i mirë që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për Presidentin e ri të shtetit". Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe njëkohësisht Kryeministër, Nikolla Gruevski, sidoqoftë, e la të hapur mundësinë që deri në miratimin e marrëveshjes së lartpërmendur midis krerëve të katër partive kryesore të vendit, këto të fundit të shikojnë mundësinë e uljes së nivelit të censusit deri në 33 për qind.
Qëndrimi i dy partive shqiptare, BDI dhe PDSH, është se marrëveshja nuk kërcënon interesat e shqiptarëve. "Ne mendojmë se përcaktimi i censusit prej 40 përqindësh, megjithatë, është një kriter i arsyeshëm që mbron faktorin shqiptar, pra, kështu, nuk kemi defaktorizim të votuesve shqiptarë në zgjedhjet presidenciale të ardhshme", deklaroi zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
Në takimin e liderëve u ra dakord që Komisioni Qendror Zgjedhor të ketë përbërje të re në zgjedhjet presidenciale të ardhshme dhe që propozimi për kryetar të tij të vijë nga opozita. "Lënia në dorë e propozimit për kryetar të KQZ-së opozitës është një akt i vullnetit të mirë nga qeveria, pasi ne synojmë që të rritet besimi te procesi zgjedhor", deklaroi Kryeministri Nikolla Gruevski pas marrëveshjes.
Çështja e nënpresidentit, për të cilin partitë shqiptare, deri tani, kanë ngulur këmbë që të jetë shqiptar, as nuk u hap dhe as nuk u diskutua në takimin e liderëve. Si datë për zhvillimin e njëkohshëm të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale është caktuar 15 marsi 2009.