ZMQ: Të nisin hetimet për trustet e naftës
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve kërkon nisjen e hetimeve për marrëveshje të ndaluara midis importuesve të naftës në vend, të cilat janë bërë shkak për çmimin tejet të lartë të tregtimit të naftës në vend. Për këtë, ZMQ i është drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, që sipas këtij organizmi, "duhet të fillojë një procedurë hetimore në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje të ndaluar midis subjekteve importues të naftës dhe të marrë masat e duhura ligjore për ndalimin e kësaj situate absurde".
Në Shqipëri po vazhdon rritja e pakuptimtë e çmimit të naftës prej trusteve, duke rënduar ekonominë dhe duke shkatërruar tregun e lirë. Ka qenë ky thelbi i protestës së djeshme të Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve. Ky organizëm, pjesë e shoqërisë civile, e ka konsideruar si krejt të pakuptimtë çmimin shumë të lartë të njërit prej produkteve jetike të ekonomisë, naftës, në një kohë kur çmimi global i saj vazhdon të bjerë deri në nivelet e 86 dollarëve për fuçi.
"ZMQ vëren me shqetësim rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë. Megjithëse në tregjet botërore vërehet një ulje e çmimit të naftës për fuçi në Shqipëri, vazhdon rritja e pakuptimtë e tij", shprehen përfaqësuesit e ZMQ-së. Sipas tyre, në tregun botëror, çmimi për fuçi është ulur me 40 për qind, ndërsa në vendin tonë ende vazhdojnë çmimet e kripura, duke rënduar të gjithë ekonominë.
ZMQ ka kërkuar nga organet kompetente shtetërore, të cilat kanë për detyrë mbrojtjen e konsumatorit, nga Ministria e Energjetikës, Tregtisë dhe Ekonomisë, strukturat nën varësinë e saj, si dhe nga Autoriteti i Konkurrencës, që të vihen në lëvizje për sqarimin e situatës. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve i është drejtuar gjithashtu edhe Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit që të ushtrojë të drejtat që rrjedhin nga neni 52 dhe 55 i ligjit "Për mbrojtjen e konsumatorit", duke vendosur ndalimin e shkeljes.
"ZMQ është në pritje të reagimit të organeve shtetërore, në mungesë të këtij reagimi, Zyra do të marrë iniciativat e duhura ligjore në mbrojtje të konsumatorit shqiptar", përfundojnë qëndrimin e tyre drejtuesit e ZMQ-së.