Nimiç, propozime të reja për emrin
Ndërmjetësi Metju Nimiç, në bisedimet midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, ka ofruar dje një paketë të re propozimesh për tejkalimin e kontestit. Në takimin e djeshëm me negociatorët Nikolla Dimitrov dhe Martin Protugjer, nga ana e Maqedonisë dhe Ademantios Vasilakis nga ana greke, Nimiç ka ofruar një marrëveshje që sipas tij mund t‘i kënaqë të dyja palët. Siç njoftoi ai në konferencën për shtyp pas takimit, bëhet fjalë për pako idesh, të cilat negociatorët duhet t‘i dërgojnë në shqyrtim në Shkup dhe Athinë, ndërsa më pas për disa javë do t‘i presë përgjigjet zyrtare. "Të dyja palëve u mbetet ta shqyrtojnë paketën e ideve dhe të përgjigjen nëse e pranojnë ose jo", tha Nimiç dhe refuzoi të saktësojë se çfarë propozimesh konkrete ka në këtë paketë. "Nuk ekziston afat përfundimtar për zgjidhjen e kontestit", theksoi Nimiç dhe shtoi se shpreson në përgjigje për dy javë. "Ǒka do të ndodhë në të ardhmen varet nga të dy palët. Shpresoj në zhvillim pozitiv të ngjarjeve", u shpreh Nimiç.