E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje shqiptare

Shkup -Në Maqedoni, njësitë policore të njohura ndryshe si Alfa, kanë kryer bastisje dhe arrestime në shumë familje shqiptare, duke terror psikologjik tek fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Bastisjet e policisë, u kryen në Haraçinë, Çair të Shkupit dhe në fshatin Opajë të Kumanovës. Gjatë aksionit në fshatin Haraçinë janë arrestuar tre persona, në Çair tre persona si dhe në fshatin Opajë të Kumanovës katër persona të familjes Qerimi.

Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje për kryerjen e këtyre bastisjeve, ndërkohë bëhet e ditur jozyrtarisht se nesër do të ketë informacione plotësuese lidhur me këtë aksion të gjerë policor. Bastisjet pasuan pas vrasjes së pjesëtarit të njësitit “Alfa” Afrim Arifi në afërsi të Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup.

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm është bastisur shtëpia e botuesit dhe drejtorit të së përditshmes shqiptare “Koha” në Shkup, Arben Ratkoceri.

"Në mëngjes rreth orës katër deri në 06;30 minuta njësitet speciale mbi 30 të armatosur dhe me maska u futën në shtëpinë time dhe familjes time ku bënë një kontroll të detajuar dhe në të cilën kontroll shkaktuan një tmerr dhe një terror të paparë ndaj dy fëmijëve të mi të mitur si dhe prindërve dhe kuptohet bashkëshortes. Arsyeja, me insistimin tim për të kërkuar dokumentin e gjykatësit hetues për bastisje, ata nuk ma jepnin duke u arsyetuar se nuk guxon ta shohësh emrin e gjykatësit hetues se mund të marësh ndonjë masë më të dhunshme në ditët e ardhme", deklaroi botuesi i gazetës, Arben Ratkoceri, cituat nga agjencia e lajmeve shqiptare në Maqedoni, Ina.

Ministria e Punëve të Brendshme disa orë pas akcionit deklaroi se bëhet fjalë për koincidencë, sepse kanë kërkuar një person që ka njëjtë dy adresa banimi sikurse botuesi i gazetës KOHA.

Forca speciale të policisë së Maqedonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë kryer kontrolle edhe në mbi 20 familje shqiptarë në Çair të Shkupit, në Haraçinë dhe në Opajë të Kumanovës, me ç'rast janë arrestuar 18 persona. Sipas MPB-së aksioni është zhvilluar për të kapur të dyshuarit për vrasjen e policit të njësiti ALFA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›