Haradinaj :Vonesat në emërimin e komandantit të FSK-së i shkaktojnë humbje sigurise
Prishtine - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që ta respektojë Policinë e Kosovës, ta emërojë komandantin e Forcës së Sigurisë dhe sa më shpejt që është e mundur të formohet Agjencia e Inteligjencës së Kosovës. Këto komente i bëri sot kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, duke shtuar se në mungesët të këtyre emërimeve, Kosova po i thellon humbjet në siguri. Duke aluduar në ndryshimet e fundit që janë bërë në Policinë e Kosovës, kreu i AAK-së tha se Qeveria e Kosovës po e injoron policinë.
“Qasja e kryeministrit Thaçi gjatë udhëheqjes me qeverinë e vendit ka qenë një qasje jo e mirë ndaj Policisë së Kosovës, jo vetëm një qasje kadrovike, por edhe një degradim i Policisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj për të shtuar se qeveria të njëjtën qasje është duke e bërë edhe ndaj gjyqësorit, e cila qasje sipas tij po rezulton me humbjen e besimit në gjyqësor.
“Së fundi, vonesat në emërimin e komandantit të FSK-së, vonesa të pashpjegueshme i shkaktojnë humbje direkt sigurisë në vend dhe në këtë mënyrë i nxjerrin vështirësi akteve tjerë të sigurisë”, ka thënë ai.
Sipas Haradinajt, ajo që po i shkakton dëme vendit është edhe ngurtësia siç e quajti ai, e kryeministrit Thaçi për ta formuar Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“Qeveria e Kosovës duhet me e marrë seriozisht përgjegjësinë që ka për sigurinë, të bëjë emërimin e komandantit të FSK-së, dhe njëkohësisht të ndryshohet qasja ndaj Policisë së Kosovës dhe mos të lejojë të ndodhë më befasi sikurse ajo e fundit që ishte treni “i famshëm” serb që u fut në Kosovë”, tha Haradinaj. RTK/Start