E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Dhuna ndaj medias, rast alarmi për institucionet

TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka reaguar sërish për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze duke konsideruar si thelbësore për një shtet demkratik lirinë e medias. Ndërsa ka dënuar dhunën e ushtruar, kreu i shtetit është shprehur se ky rast është një këmbanë alarmi për institucionet.

Në një deklaratë në forumin për median në Europën Juglindore, Topi është shprehur se ka ardhur momenti për reflektim të thellë me qëllim eleminimin e presionit ndaj mediave.
“Rruga në vite nuk ka qenë e lehtë për median, grupe politike influencojnë organet mediatike” theksoi Topi ndërsa nënvizoi se është e nevojshme reforma në legjislacionin për mediat.

Presidenti ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së mediave duke shtuar se kjo rrugë është e gjatë dhe e vështirë pasi , sipas tij media është një fushë e lakmueshme nga politika.
“Gazetarët kanë nevojë për integritet, Disa media në Shqipëri ngjajnë si parti politike.” tha Topi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›