E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali në Greqi, 50 mijë grekë në përgjim telefonik

Sipas Shërbimit Kombëtar të Informacionit, Policia greke ka nën përgjim me urdhër zyrtar telefonat e më shumë se 50000 qytetarëve grekë. Sipas gazetës To Vima, e cila u referohet të dhënave nga Organi i Sigurisë së Konfidencialitetit të Komunikimit, ADAE, i cili u hartua me objekt këtë fenomen gjithnjë në rritje, qindra persona kanë denoncuar përgjimin e telefonave. Sipas raportit, vetëm në vitin e fundit numri i personave nën përgjim, i etiketuar për çështjet e sigurisë kombëtare është rritur në 70 për qind. Sipas Organit të Sigurisë se Konfidencialitetit të Komunikimit, në këtë procedurë janë hasur boshllëqe ligjore për sa i përket lejes së përgjimit. Të gjitha këto janë shkruar në një raport dërguar Gjykatës së Lartë dhe i mbetet kësaj të fundit të vendosë. Ky është skandali i dytë i përgjimeve në Greqi, pas atij të vitit 2005 nga Vodafone, ku rreth 100 persona VIP< anëtarë të qeverisë dhe kryeministri i atëhershëm, Kostas Karamanlis janë përgjuar për disa muaj. Ky skandal nuk është zbardhur ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›