E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët europianë, pushime të cunguara

Për momentin janë
shpërndarë për të mbledhur
pak veten dhe për
t‘u përgatitur për një vit
me shumë sfi da e ndryshime të
mëdha. Njëra prej tyre po qartëson
mendimet në ajrin e freskët
alpin, në kërkim të gjetjes së
forcave për të përballuar fushatën
që mund t‘i sjellë mandatin e dytë
si Kancelare. Një tjetër është rikthyer
pas Brukselit në Lisbonën e
tij për të kaluar disa ditë nën diell
e ndërkohë pse jo të përgatisë
edhe një fjalim interesant me të
cilin mund të fi tojë 5 vite të tjera
në detyrë. Një tjetër Kryeministër
i përfolur shumë javët e fundit
për aventura seksuale tepër të
nxehta, thotë se do të gjejë një
vend tjetër për të pushuar, pasi
vendi ku shkonte zakonisht në
Sardenjë tashmë është i dalë
boje. Këta janë vetëm disa nga
liderët europianë dhe vendndodhjet
e tyre këto ditë të nxehta
pushimesh: Angela Merkel, Barrozo
dhe Berluskoni. Në gusht,
të gjitha qytetet më të mëdha të
Europës zbrazen dhe "mbyllen".
Mekanizmat qeveritarë që punojnë
gjatë një viti të tërë shuajnë
motorët dhe për ata që na drejtojnë
është momenti që të kalojnë
ca kohë me familjen, apo edhe
me veten e tyre në tentativë për
të mbledhur forcat për përballimin
e muajve më të freskët. Por
për shumëkënd këto ditë janë një
torturë e vërtetë. Të mësuar me
oraret e mbingarkuara të punës,
me fl uksin e madh të takimeve,
telefonatave e mbledhjeve, zor se
në pak ditë, ata mund të arrijnë
që të shijojnë një axhendë që
nuk ka të bëjë me të zakonshmen.
Të paktë do të jenë ata
liderë që mund t‘i lejojnë vetes
këtë verë pushime mbi 2 javë.
Shumica do të jenë të lumtur
sikur t‘i marrin kësaj stine të
nxehtë qoftë edhe vetëm disa
ditë me diell. Ka edhe nga ata që
pushimet as që mund t‘i çojnë
nëpër mend. Një prej tyre mund
të jetë Kryeministri i Suedisë,
Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit
ka marrë drejtimin e BE-së këtë
gjashtëmujor. Ai është një nga
ata që do të ketë pushime të
reduktuara dhe ato do t‘i bëjë
të gjitha në afërsi të zyrës. Të
paktën kështu këmbëngul zëdhënësja
e qeverisë. Megjithatë,
është normale dhe plotësisht
njerëzore që liderët politikë të
tregojnë një dëshirë edhe për
të pushuar, sepse një fjalë e
urtë thotë "kush di të punojë,
di edhe të pushojë". Një nga ata
që nuk e fshehu kurrë dëshirën
për të bërë pushime të gjata ka
qenë ish-presidenti amerikan,
Bush. Atij nuk i duhej të shtirej se
gjoja po punonte edhe në mesin
e verës, sepse të gjithë e dinin se
me të ardhur gushti shkonte në
fermën e tij në Teksas dhe kalonte
thuajse gjithë muajin. Pasardhësi
i tij, pavarësisht se i mbytur me
punë e telashe, si rrallë President
i vendit të tij këta 50 vitet e fundit,
ka vendosur që të shpenzojë
larg Shtëpisë së Bardhë vetëm dy
javë. Së bashku me familjen dhe
me miqtë e tij ai do të shkojë në
resortin turistik të një milioneri
republikan. Kancelarja gjermane,
Merkel, preferon Italinë.
Si gjithmonë është e shoqëruar
nga bashkëshorti. Të dy do t‘i
shijojnë Italisë malin dhe operat.
Ndërkohë, ajo do të ketë mjaftueshëm
kohë për t‘u çlodhur, por
edhe për të menduar strategjinë
që mund t‘i japë sërish suksesin
në zgjedhjet e përgjithshme të
shtatorit në të cilat do të kërkojë
mandatin e dytë radhazi. Për
Merkelin, vjeshta do të jetë një
stinë e freskët nga ana klimatike,
por edhe e nxehtë për sa i përket
temperaturës politike. Kur të
kthehet në Berlin në mesin e muajit
ajo do të jetë protagonistja e
fushatës më të madhe zgjedhore
europiane për këtë vit. Merkel
e di mirë se për një popull si
gjermanët që e marrin seriozisht
punën, mosbërja e pushimeve do
të tingëllonte shumë keq. Ndaj,
ajo e di se i shtohen përkrahësit
kur ajo niset në malet e Italisë.
Sa për Kremlinin, liderët e tij
kanë për zemër Krimenë dhe
resortet e Detit të Zi, kryesisht
atë të Sochit, që ka qenë vendpushimi
edhe për liderët e lartë
të Byrosë Politike në kohën e
Bashkimit Sovjetik. Megjithatë,
tani ka ndryshuar, është bërë më
modern dhe i denjë për të kaluar
pushime të mrekullueshme.
Presidenti i vendit, Dimitri
Medvedev, dhe Kryeministri
Vladimir Putin, do të zhvendosen
në rezidencat zyrtare. Por
shpresat e tyre për një pushim
të zgjatur mund të prishen befas,
duke qenë se gushti shumë
shpesh ka qenë për Rusinë një
nga muajt më problematikë. Një
vit më parë, për shembull në
gusht nisi lufta me Gjeorgjinë.
Putini erdhi në pushtet më 1
gusht të vitit 1999, që shënoi
edhe fillimin e luftës së dytë
me Çeçeninë. Një vit më pas,
po në muajin gusht, që ishte
dhe viti i tij i parë si President
ndodhi ngjarja e nëndetëses
bërthamore në Kursk. Incidenti
i saj dhe vdekja e shumë
ushtarëve ishte një nga ngjarjet
më të rënda që kanë ndodhur
në Rusinë e 20 viteve të fundit.
Gushti i vitit 1998 shënoi edhe
rrënimin financiar të vendit. Një
situatë e rëndë gati katastrofale.
Të mos harrojmë edhe puçin e
dështuar të vitit 1991, në kohën
e Gorbaçovit, që ndodhi edhe ai
në gusht. Kushedi se çfarë surprizash
do të ketë rezervuar ky
muaj këtë herë për lidershipin
rus. Po ta mendosh hollë-hollë,
gushti nuk u ka prishur pushimet
vetëm rusëve. Në gusht janë
prishur edhe planet e liderëve të
tjerë. Sadam Huseini e sulmoi
Kuvajtin në gusht të vitit 1990
dhe po në muajin gusht, këtë
herë në vitin 1995 ndryshoi
edhe politika e amerikanëve
në Bosnjë, pasi në atë maj nisi
edhe bombardimi ndaj serbëve.
Në zyrat e NATO-s në Bruksel,
këtë fundjavë, ish-kryeministri
danez merr në dorë drejtimin e
Aleancës së Atlantikut Verior. I
ri në detyrë, Anders Fogh Rasmunssen
nuk do të ketë fat për
të bërë pushime, pasi i duhet që
të përqendrohet menjëherë në
të gjitha dosjet dhe materialet
e detyrës së re, që janë për hir
të së vërtetës të shumta dhe të
ndërlikuara. Po lideri francez
dhe bashkëshortja e tij e bukur
ku do t‘i kalojnë pushimet? Këtë
herë ai ka vendosur që muajin
më të nxehtë të vitit ta kalojë në
jug të Francës, në kështjellën e
së vjehrrës në Bregançon Fort.
Por me kolapsin që i ndodhi një
javë më parë, ndërsa po vraponte
në drekë, ai vazhdon që të jetë
24 orë nën kontrollin e rreptë të
mjekëve. Ndërsa Kryeministri
i Italisë, Berluskoni, është një
ndër njerëzit e paktë në botë që
ka një pafundësi zgjedhjesh për
pushimet e tij. Ai ka 18 prona personale
në vendet më të bukura të
Italisë dhe të botës. Kryeministri
milioner, këtë herë ka vendosur
që të shkojë ne Abruzzo, rajonin
ku ndodhet L‘Aquila e goditur
rëndë nga tërmeti i muajve më
parë. Sigurisht që do t‘i qëndrojë
larg vilës tashmë famëkeqe me
emrin "Çertosa" e cila u përfol
dhe u përbalt nga dëshmitë e
shumë vajzave që kishin kaluar
orë "të nxehta" me Berluskonin
në ambientet e saj. Barrozo,
lideri i BE-së i ka mbajtur për në
vendlindjen e tij, Lisbonë, edhe
pse vera për të ka qenë shumë e
ngarkuar dhe po aq e ngarkuar
parashikohet edhe pjesa e mbetur
e saj dhe vjeshta. Në vjeshtë
i duhet të luftojë për një mandat
të dytë 5-vjeçar në detyrë dhe
për këtë i duhet të përgatitet. Në
fund të gushtit do të përballet me
votën në Parlamentin Europian,
nga e cila mund të dalë i fi tuar,
por edhe i humbur.
Liderë të tjerë europianë,
duke përfituar nga largimi i
rivalëve, apo edhe i shefave
ia kanë mbajtur kryesisht
drejt bregdetit. Frank-Walter
Steinmmeier, ministri i Jashtëm
gjerman, lideri socialdemokrat
dhe sfiduesi i Merkelit në zgjedhjet
e shtatorit kishte shpresuar
që ta niste fushatën zgjedhore
gjatë javëve që Merkel është me
pushime, por partia ia ndryshoi
mendjen duke i thënë se "të
gjithëve na duhen pushimet,
pasi betejat që kemi përpara
janë të vështira dhe të gjata."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›