E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Vetëm shpirti i novacionit do të na rikthejë në ditët e mira

Presidenti amerikan, Barak
Obama, duke iu referuar
fakteve të reja, deklaroi
dje se recesioni po zbehej dhe
se e ardhmja e ekonomisë dhe
begatisë së vendit varej nga
ndërtimi i themeleve të reja e të
fuqishme dhe rigjetja e "shpirtit
të novacionit". "Novatorizmi
ka qenë thelbësor në begatinë
tonë në të shkuarën dhe do të
vazhdojë të jetë i tillë në të ardhmen",
deklaroi Obama në fjalën
e tij të përjavshme në radio dhe
në internet. Ai tha se të premten,
Departamenti i Tregtisë raportoi
se gjatë muajve të fundit kriza
ekonomike ka reshtur disi dhe
se në përgjithësi gjërat kanë
shkuar shumë më mirë nga sa
shpresohej. "Masat që kemi
marrë muajt e fundit kanë sjellë
ndryshimin në ekonominë tonë",
tha Obama, i cili më pas theksoi
se përpjekjet e administratës së
tij për të inkurajuar kreditimin
e bizneseve dhe për të rifi lluar
kreditimin për blerjet e pasurive
të paluajtshme kishin nisur
të jepnin rezultat. Sipas Presidentit,
vendi i tij nuk mund të
rimëkëmbej brenda një nate të
vetme dhe se muaj të tjerë pune
e përpjekjesh do të kalonin para
se krizës më të rëndë që pas
Luftës së Dytë Botërore t‘i vinte
fundi. "Ne na duhet të ndërtojmë
një themel të ri e të fortë,
mjaftueshëm për të mbajtur të
ardhmen e ekonomisë sonë dhe
begatinë".
Sipas Presidentit, kjo do të
thotë që duke pasur profesionistët
më të aftë në të gjithë botën
dhe dëshirën për të arritur sërish
në kohët më të mira që kanë
përjetuar Shtetet e Bashkuara
të Amerikës dhe mbi të gjitha
duke pasur një sistem të kujdesit
shëndetësor fleksibël, një ekonomi
me energji të pastër dhe me
investime në fushën e kërkimeve,
Amerika do të rikthehet sërish në
ditët e saj më të mira. Vetëm me
ngritjen e themeleve të reja dhe
me rivënien në funksionim të
plotë të kapacitetit të Amerikës,
do të shkojmë aty ku kemi qenë.
Gjithçka që na duhet janë politikat
për të nxjerrë potencialin e
duhur, për të rindezur shkëndijën
e kreativitetit dhe gjenialitetit, që
ka qenë gjithmonë në thelbin e
qenies sonë dhe arsyeja kryesore
e suksesit tonë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›