E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, protestë ndaj klasës politike



Mijëra shqiptarë po marshojnë në rrugët e Shkupit në protestën e filluar me marshin e nisur nga pallatet e gjykatave. Me thirrjet "Liri, barazi dhe drejtësi" ka nisur protesta masive, ku protestuesit me sllogane, flamujt dhe pankarta janë nisur në drejtim të Parlamentit, për të vijuar më pas tek godina e Qeverisë dhe duke u rikthyer në vendin e fillimit të protestave para gjykatave, raporton agjencia e lajmeve "INA". Në protestën me moton "Për drejtësi" po marrin pjesë rreth 40 shoqata joqeveritare shqiptare, të cilët siç theksuan se po shprehin politikën qeveritare diskriminuese antishqiptare. Në mesin e protestuesve janë edhe deputetët e Demokracisë së Re, Flora Kadriu, Abedin Zymberi dhe Sulejman Rushiti. Turmat e protestuesve po ndiqen nga forca të shumta të policisë, ndërkohë organizatorët kanë angazhuar rreth 200 aktivistë që do të përkujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë. Në letrën që do të lexohet pranë Parlamentit, protestuesit do të kërkojnë ndërperjen urgjente të gjykimit të rasteve të Hagës, si dhe të bëhet lirimi i të burgosurëve të rasteve të Sopotit, Brodecit, por njëkohësisht kërkohet edhe ndërprerja e realizimit të projektit "Shkupi 2014".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›