E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Gjykata Supreme, Obama nominon një grua



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka kandiduar në postin e gjykatëses së Gjykatës Supreme, një grua. Ajo është Elena Kagan, ka lindur në Neë York nga një familje herbreje. 50 vjeçarja Kagan, konsiderohet si një demokrate e moderuar në pikëpamjet e saj. Ajo është diplomuar fillimisht në Princeton, në të njëjtin universitet ku është diplomuar Michelle Obama dhe më pas edhe në Harvard, ku gjithashtu është diplomuar Barack Obama. Gjykata supreme nuk ka qenë kurrë kaq shumë e dominuar nga një prani femërore. Nga nëntë anëtarë që ajo ka, tashmë tre prej tyre janë femra. Më herët, presidenti emëroi Sonya Sotomayor, që ishte edhe gjykatësja e parë latine. Kandidatura e Elena Kagan, që besohet se do të paraqesë presidenti Obama për vendin bosh në Gjykatën Supreme të SHBA-së, aktualisht përfaqëson qeverinë amerikane në rastet që shqyrton Gjykata Supreme. Kandidimi i Kagan, duhet të miratohet nga Senati amerikan dhe nëse miratohet, atëherë ajo do të jetë gruaja e katërt pjesë e Gjykatës Supreme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›