SHBA vlerëson si serioze negociatat izraelito-palestineze
SHBA-ja e ka cilësuar raundin e parë të bisedimeve indirekte për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve si serioz, duke shtuar se është biseduar për një varg çështjesh.
Të dyja palët kanë ndërmarrë disa hapa, për të krijuar një atmosferë që është e favorshme për bisedime të suksesshme, deklaroi një zëdhënës i State Departmentit amerikan, pa dhënë hollësi të tjera.
Në bisedimet indirekte, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, George Mitchell, po vepron si ndërmjetës.
Në anën tjetër, administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, theksoi se do të mbajë përgjegjës Izraelin dhe palestinezët, nëse sfidojnë besimin në serinë e re të bisedimeve indirekte të paqes.
Zëdhënësi i State Departamentit, P.J Crowey, tha se të dy palët kanë përfunduar raundin e parë të bisedimeve, duke i dhënë kështu fund ndërprerjes 17 mujore të negociatave.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se shpreson që këto bisedime do të rezultojnë së shpejti me fillimin e negociatave të drejtpërdrejta.
Ai tha në një mbledhje të kabinetit të Izraelit se paqja nuk mund të vendoset nga larg apo me telekomandë dhe se vetëm me negociata të drejtpërdrejta mund të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme.