Negociatat në Britani, ende asnjë marrëveshje Cameron-Clegg
Partia Konservatore dhe ajo e Liberaldemokratëve në parlamentin e ri britanik, vijojnë negociatat e tyre për formimin e një koalicioni qeverisës. Të dyja partitë kanë thënë se menaxhimi i defiçitit të lartë buxhetor të vendit është prioriteti i tyre kryesor. Ndërkaq sipas agjensive britanike të lajmeve, informohet se tregjet financiare në Londër po ushtrojnë presion mbi partitë që të arrijnë më shpejt një marrëveshje. Të dielën në mbrëmje, dy udhëheqësit e partive, David Cameron i partisë Konservatore dhe Nick Clegg i partisë Liberlademokrate, zhvilluan bisedimet e dyta mes njëri tjetrit. Zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në 6 maj, nuk i dhanë anjërës forcë politike shumicën në parlament. Pushteti është çmimi për udhëheqësit që po negociojnë një marrëveshje të mundshme. Partitë e tyre kanë qënë në opozitë për disa dekada. David Cameron me konservatorët dhe Nick Clegg me liberaldemokratët mund të jenë duke ndjerë afrimin e një ëndrre të gjatë për qeverisje, por për këtë duhet të marrin me vete edhe partitë e tyre nga deklaratat më të fundit të liberaldemokratit , Nick Clegg , u theksua se reforma elektorale, është një çështjeje që duket se dominon bisedimet. Për shumë liberaldemokratë, besimi se sistemi elektoral britanik duhet të ndryshojë për të përfaqësuar më mirë elektoratin, nuk është vetëm një politikë është thelbi i ekzistencës së tyre. Ndërsa konservatorët besojnë në masë të madhe se sistemi aktual ka sjellë qeverisje të qëndrueshme dhe të fortë. Disa analistë mendojnë se konservatorët duhet të ofrojnë sa laburistët, pra një referendum, nëse duan të arrijnë një marrëveshje.