E Diel, 1 Nëntor 2026

Miloshovski: Greqia mund të bllokojë Maqedoninë drejt BE-së



Greqia mund ta bllokojë përsëri Maqedoninë të mos marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Miloshovski gjatë një debati të organizuar së fundmi nga VMRO- DPMNE-ja me rastin e 9 majit, ditës së Europës.
"Konsideroj se presidenca spanjolle është një mundësi e mirë, por të jemi të sinqertë nuk do të jetë befasim, nëse fqinji jugor, Republika e Greqisë përsëri për shkaqe egoiste, të mos e lejojë Europën të zgjerojë kredibilitetin e saj dhe konceptin për zgjerimin e Bashkimit Europian duke pranuar Maqedoninë dhe rajonin.
Sido që të jetë, është i rëndësishëm fakti se ne jemi të gatshëm për t'u kualifikuar dhe për të filluar negociatat", ka theksuar Miloshoski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›