E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, skandal në familjen mbretërore dukesha merr rryshfet

LONDëR- Një tjetër skandal ka tronditur familjen mbretërore të Britanisë së Madhe, pasi dukesha e Jorkut Sarah Ferguson është zënë me presh në dorë nga një gazetë britanike. E përjavshmja “Neës of the ëorld” i kishte përgatitur një kurth të mirëorganizuar dukeshës, e cila shfaqet në një filmim duke marrë rryshfet në këmbim të një nderi.

Ferguson u korruptua lehtësisht për një shifër prej 500 mijë paund, në këmbim të shitjes së aksesit tek ish-bashkëshorti i saj princi Endrju, përfaqësuesi special i tregtisë në Britani. Autori i skupit është vetë reporteri i gazetës që arkitektoi këtë kurth, duke vënë sërish në telashe, Bakingan Palace.

Edhe pse Sarah është e divorcuar nga princi Endrju, që në vitin 1996, ajo u shpreh e gatshme të shesë aksesin ndaj ish-të shoqit për një dorë të mirë parash. Reporteri i gazetës, u hoq si një sipërmarrës dhe i pajisur me një kamera të fshehur, u prezantua tek dukesha e Jorkut duke i kërkuar favorizim tek Endrju. Sarah nuk u tërhoq mbrapsht dhe vendosi të përfitojë nga pozicioni i saj. Ajo madje kërkoi në këmbim të nderit 500 mijë paund, duke thënë frazën, “Ju kujdeseni për mua, unë kujdesem për ju. Por shpërblimi juaj do të jetë 10 herë më i madh. Do tju hap cdo portë”, dhe më pas mori një zarf të zi ku ndodheshin 40 mijë dollarë, si kësti i parë i shumës së kërkuar, ndërsa pjesa tjetër do ti transferohej më pas në rrugë bankare.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›