Maqedoni, policia sekuestron 22 kg heroinë, pranga 4 personave
SHKUP- Policia maqedonase sekuestroi 22 kilogramë heroinë dhe arrestoi katër trafikantë në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, njoftoi sot ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankuloska.
''Droga që arrinte vlerën e tregut prej tre milionë eurosh ishte e destinuar në Evropën perëndimore'', shtoi ministrja pa dhënë detaje të tjera.
Të katër trafikantët e arrestuar ishin shtetas maqedonas.
Maqedonia është një prej vendeve të Ballkanit, që konsiderohet nga ekspertët si një zonë e rëndësishme tranziti drejt Evropës perëndimore për drogën, armët dhe imigracionin e paligjshëm.
(d.b/BalkanWeb)