Mustafa Sa me shume demokraci

Ndërsa kryeministri Thaci foli për mrekulli në zgjedhje, opozita duket se mendon ndryshe. Isa Mustafa ka deklaruar se pret që 2011 të jetë një vit më i mbarë për zhvillimin e demokracisë dhe të institucioneve në Kosovë, ndërsa Albin Kurti ka falenderuar mediat se kanë bërë publike shumë afera të politikës.
Në konferencën për shtyp, të fundit për këtë vit kreu i LDK-së, falenderoi mediat për bashkëpunimin me partinë që ai udhëheq si dhe uroi për një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen.
Ndërkohë, Vetëvendosje ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të mbyllur 2010. Aktivistët e kësaj lëvizje kanë organizuar një koktejl me gazetarët ku të gjitha produktet ishin shqiptare, nga Kosova dhe Shqipëria.
Në fjalën e tij kreu i kësaj lëvizje, Albin Kurti falenderoi median për pasqyrimin e aktiviteteve të Vetëvendosjes, pasqyrim ku që sipas tij ndonjëherë ka qenë edhe më i madh se sa vetë policia e Kosovës.