E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekham kthehet te Milani, pritet me duartrokitje

MILANO- Devid Bekham i është bashkuar Milanit ditën e djeshme, madje 4 orë pas mbërritjes në Itali ka zhvilluar stërvitjen e parë me këtë skuadër. Ai mbërriti në aeroportin e Malpensës në Milano në orën 11 dhe rreth orës 15 ka qenë në Milanelo, ku është pritur me duartrokitje nga ana e pjesës tjetër të skuadrës. Britaniku do të qëndrojë 6 muaj me Milanin, duke tentuar të bindë Fabio Kapelon ta marrë në Botërorin e Afrikës së Jugut në dhjetor. Ai arriti deri në finalen e kampionatit amerikan me Los Anxhelos Galaksi. Ndërkohë, sa i përket familjes, Bekham nuk e ka marrë atë në Itali këtë herë. Gjithsesi këtë fundviti familja Bekham do të shtohet me një pjestar të ri, që do të jetë jo një tjetër fëmijë, por një qen bulldog, të cilin Viktoria e ka blerë për 2 mijë stërlina për t’ia dhuruar bashkëshortit të saj. “E zgjodha këtë rracë sepse është i ngjashëm me shpirtin e Devid në fushë”, ka thënë ish këngëtarja e Spice Girls.(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›