Masakra në Vidohovë ngujohet familja e autorit frikë nga hakmarrja
KORCE- Ngujohet bashkë me tre fëmijët bashkëshortja e Besim Karajit, autorit të vrasjes së 3 vëllezërve në fshatin Vidohovë të Korcës.
Ngujimi i gruas dhe fëmijëve vjen nga frika e hakmarrjes edhe pse nuk kanë marrë kërcënime të drejtpërdrejta.
Fëmijët nuk shohin e nuk mund të shkojnë më larg se sa shtëpia e gjyshit për mëse 3 muajsh. Frika nga hakmarrja i ka privuar ata tashmë edhe nga e drejta për tu arsimuar, pasi nuk mund të shkojnë as në shkollë. Sipas nënës së tyre, distanca më e largët ku mund të shkojnë është shtëpia e vëllait të saj por gjithnjë të shoqëruar nga forcat e policisë.
“Largësia më em madhe që mund të bëjmë nga shtëpia është deri tek vëllai të shoqëruar nga policët. Qarkullojnë fjalë në fshat të cilat thonë se fëmijëve të mij u kanoset rrezik.” tregon e ëma e fëmijëve.
Katër muret e shtëpisë së gjyshit janë streha që i mbron këta fëmijë nga paragjykimet dhe asaj që flitet për ngjarjen e 29 janarit kur Besim Karaji qëlloi për vdekje 3 vëllezërit Mulliri në mes të fshatit.
Mundësia e vetme për ti shpëtuar rrezikut dhe kushteve ekonomike , sipas Eglantinës, është largimi nga fshati, pse jo dhe jashtë kufijve.
“Kemi shkuar në Korcë, kemi bërë thirrje të paktën për një pension ose për vizën që ma kanë premtuar mua për të ikur jashtë shtetit të punoj, as atë nuk ma kanë dhënë. Për pension thonë se nuk u takon sepse babai është gjallë , kur ai nuk mund tu ofrojë asgjë fëmijëve. Dua të largohem unë dhe djali sepse atë e kam më shumë në rrezik dhe veten time. Dua të largohem për tju shmangur rrezikut por edhe për një punë për të mbajtur fëmijët me bukë” shprehet Eglantina.
Ngjarja e rëndë shokoi të gjithë fshatin fillimin e këtij viti kur pasi kishte zbuluar lidhjen intime të bashkëshortes me më të madhin nga vëllezërit Mulliri, Besim Karaji vendosi të hakmerret me vrasje, pa menduar se pasojat e asaj masakre do ti ndjenin mbi të gjitha edhe fëmijët e mitur.
(e.n/News24/BalkanWeb)