E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikonin karta krediti, në pranga 10 persona

TIRANë- Një operacion i policisë i finalizuar me sukses ka bërë të mundur shoqërimin e 10 personave, të akuzuar për tjetërsim të kartave të kreditit. Operacioni është ndërmarrë nga Antikrimi Ekonomik, ndërsa sqarohet se falsifikimi i kartave të kreditit bëhej nga punonjës të agjensive të udhëtimeve.

Policia bën me dije se në pranga përvec punonjësve ka përfundur edhe një zyrtar, por nuk bëhen ende të ditur emrat e personave të ndaluar.

Ndërkohë operacioni është duke vazhduar me kontrolle në banesat e personave të ndaluar në këtë operacion.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›