E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, shtohen kandidatët për president

Në Konventën e saj, Lidhja Socialdemokrate në Maqedoni ka deklaruar se kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale do të jetë profesori, Lubomir Fërçkovski.Këtë kandidaturë do ta përkrahin edhe social-demokratët e rinj. Lubomir Fërçkovski,ish ministër i brendshëm në fillim të viteve '90 dhe opinionist në media, shkrimet e tij shpesh ngjallin debate.Madje për një artikull do të duhet që të paguajë gjobë prej disa mijë eurosh për shkak se siç u tha shpifi për kryeministrin Nikolla Gruevski.Fërçkovski i cili konsiderohet si ekspert juridik dhe i cili ka marrë pjesë edhe në përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit tani futet në garën për kreun e shtetit.Pasi mori mbështetjen dhe u shpall kandidat zyrtar, ai tha: "Duhet të ndalim hapin e Maqedonisë drejt diktaturës një partiake. Ne kemi fuqi ta bëjmë këtë. Ne jemi maqedonas dhe kemi identitet. Nuk na duhet një kod i ri i maqedonizmit. Desllavizimi nuk do të pranohet. Dua t'ju lus të zhvillojmë fushatë me vlera të tjera, nga ajo e qeverisë që synon të lajë trutë e njerëzve".Kandidatura e tij vjen vetëm një ditë pasi edhe VMRO DPMNE që është në pushtet zyrtarizoi kandidatin e saj, profesorin tjetër, Gjorgji Ivanov.Partitë e mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH, ende nuk kanë qartësuar pozicionet e tyre nëse do të dalin me kandidatë në zgjedhje ose jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›