E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata e Policisë protestë më 31 janar

Prishtinë -Me 31 janar, Sindikata e Policisë së Kosovës do të dalë në protestë për të drejtat e tyre. Vendimi erdhi për shkak të mos zbatimit të marrëveshjes me qeverisë. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të zbatojë obligimet që ka marrë përsipër me Marrëveshjen e firmosur dhe me këtë t'u jepet fund pakënaqësive të mëdha të krijuara në radhët e pjesëtarëve të policisë. Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka pasur dhe ka në konsideratë për rrethanat ekonomike në vend, andaj edhe asnjëherë nuk ka kërkuar rritje pagash.

Këtu kemi të bëjmë ekskluzivisht me zbatimin e Ligjit të Policisë, përkatësisht me Nenin 59 dhe 60, që ka të bëjë me shtesat. “Protesta e paralajmëruar për datën 31.01.2009, nuk është dhe nuk duhet kuptuar si presion. Ajo është e drejtë sindikale konform Ligjit të Policisë dhe për qëllim ka shprehjen e pakënaqësisë për mos zbatimin e Marrëveshjes, thuhet në një komunikatë të Sindikatës së Policisë së Kosovës”-thuhet në një komunikatë nga kjo sindikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›