Shqiptarët kërkojnë bisedime me Serbinë
Preshevë -Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka kërkuar nga faktorët ndërkombëtarë që të nxisin dhe ndërmjetësojnë bisedime mes qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të rajonit për një marrëveshje, që do të rezultonte me një stabilitet afatgjatë politik. "Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kërkon nga faktorët përkatës ndërkombëtarë - NATO, OSBE-ja dhe BE-ja, Këshilli i Evropës dhe garantuesit ndërkombëtarë të marrëveshjeve të paqes në vitin 2001, që të nxisin dhe të ndërmjetësojnë bisedime midis qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të ligjshëm politikë shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të shqyrtuar ecurinë e procesit të deritanishëm, për të parandaluar përkeqësimin e situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, si dhe për të rikonfiguruar një marrëveshje politiko-juridike konform me qëndrimet e paraqitura në Marrëveshjen e Konçulit dhe kërkesat e paraqitura në platformën politike të këtij kuvendi, e cila do të rezultonte me një stabilitet afatgjatë politik dhe ekonomik në rajon", thuhet në një deklaratë politike.
"Kuvendi konsideron se arrestimi i dhjetë qytetarëve shqiptarë të komunës së Preshevës më 26 dhjetor të vitit 2008 është i papranueshëm dhe në funksion të destabilitizmit të situatës politike dhe të sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Tërë procesi i arrestimit, gjithsesi i zhvilluar jashtë normave profesionale dhe në mospërputhje të plotë me normat demokratike, si dhe trajtimi i mëtejshëm i tyre, deklaratat kërcënuese të zyrtarëve të policisë dëshmojnë për politizimin dhe etnizimin e skajshëm të procesit përkatës", thuhet në deklaratë.
"Kuvendi konsideron se praktikat e drejtësisë politike dhe selektive serbe nuk janë në shërbim të ndëshkimit të krimeve të luftës dhe të zbulimit të domosdoshëm të së vërtetës, por përkundrazi një proces në shërbim të politikave ditore të shtetit, që me të tilla veprime vërteton sërish mungesën e vullnetit politik dhe të kompetencave shtetërore për t'u ballafaquar me të kaluarën e errët, respektivisht me përfshirjen e mundshme të strukturave të dikurshme shtetërore në krime të luftës, posaçërisht në hapësirat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës", thuhet në deklaratë.
Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës, ka kërkuar lirimin pa kushte të të arrestuarve shqiptarë, ndërprerjen e procedurës nga ana e prokurorisë për Krime të Luftës në Beograd, duke e konsideruar atë si jo legjitime dhe të montuar politikisht, zbardhjen e të gjitha krimeve të kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Luginë të Preshevës në periudhën 1999-2001, respektimin e plotë të amnistisë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së" dhe "mbështetë iniciativën e ekspertëve ndërkombëtarë në Prishtinë që dosja e të arrestuarave të procedohet nga gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg".