E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë,protesta masive në burgje

Të burgosurit që ndodhen në njërin prej burgjeve të kanë nisur një protestë masive ndërsa i kanë zjarrin disa ambienteve të burgut. Grupet rivale janë përplasur me njëri -tjetrin në burgun e të rinjve San Fernando i cili gjendet në Tialpan. Të burgosurit kanë sulmuar njëri tjetrin më shkopinj e më pas u kanë vënë flakën dyshekëve dhe rrobave. Për pasojë, dhjetë të burgosur kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Të burgosurit kanë kërkuar të drejta të barabarta për të gjithë në ambientet e brendshme të burgut si dhe bënë thirrje për ti dhënë fund keqtrajtimit nga punonjësit e institucionit. Ata u ngjitën në çatinë e burgut dhe në duar mbanin parrulla ku shkruhej " ne nuk duam më keqtrajtime". Ndërkaq shumë forca ushtarake dhe të armatosur rëndë rrethuan burgun madje kanë patrulluar edhe nga ajri. Nëpër rrugë gjendeshin edhe të afërm të të burgosurve , që kërkonin të dëshpëruar të dinin më shumë për familjarët e tyre, nëse ishin palgosur apo jo. Disa prindër duke shprehur ankesat për trajtimin që u bëhet fëmijëve te tyre, i kanë bërë thirrje forcave policore dhe autoriteteve repsektive të mos dhunojnnë të burgosurit. Burgu, nga përgjegjesi e administratës se qeverise federale, burgu ka kaluar tre muaj më pare si përgjegjesi e qeverisë së qytetit të Meksikos. Në të janë rehabilituar të rinj që kanë kryer vjedhje, akte vandalizmi, apo edhe në grindje e përplasje mes grupeve rivale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›