Maqedoni, të mërkurën protesta kundër Enciklopedisë
Partitë jo parlamentare shqiptare në Maqedoni të përkrahura edhe nga partia shqiptare në koalicionin qeveritar, të mërkurën do të protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë, kundër enciklopedisë maqedonase.
Përkrahësit e protestës gjithashtu kanë paralajmëruar se do të protestojnë edhe para Akademisë së Maqedonisë. Kreu i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Hysni Shaqiri deklaroi se përmes kësaj proteste kërkohet tërheqja e enciklopedisë e cila shkaktoi pakënaqësi tek mbarë opinioni shqiptar.
Kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri është kërcënuar se do ta djeg flamurin shtetëror gjatë protestave të kësaj jave, në rast se nuk tërhiqet nga botimi "Enciklopedia maqedonase". Ai ka theksuar se revolta tek shqiptarët është shumë e madhe dhe se kërkohet tërheqja urgjente e enciklopedisë. "Revolta tek qytetarët është e madhe.