Gjermani/ Arrestohen dy të dyshuar për videot kërcënuese
Policia gjermane ka ndaluar të hënën dy persona të dyshuar si militantë islamikë pas një seri videosh të Al Kaedës të publikuara javën e kaluar, ku kërcënohet se do të sulmohet Gjermania pas zgjedhjeve të së dielës. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e policisë së Mynihut. Policia e qytetit bavarez deklaroi se do t'i mbante të ndaluar të dyshuarit deri në fundin e festivalit të birrës "Oktoberfest", që përfundon të dielën e ardhshme.
"Dy personat u ndaluan si masë paraprake. Kjo masë ka lidhje me videomesazhet ku kërcënohet vendi", deklaroi zëdhënësja e policisë së Mynihut.
Masat e sigurisë kanë qënë shumë strikte dhe të rrepta në Gjermani pas një seri videosh kërcënuese të Al Kaedës, ku thuhej se vendi do të pësonte një zgjim të ashpër, nëse votuesit do të përkrahnin qeverinë që mbështet vazhdimin e misionit të trupave gjermane në Afganistan, ku 4 200 trupa gjermane janë përkrah trupave ndërkombëtare të drejtuara nga NATO.
Policia e një tjetër qyteti jugor, Shtutgart, arrestoi javën e kaluar një 25-vjeçar turk, i cili dyshohej se kishte publikuar njërin prej mesazheve video në internet. Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe mbështetësit e biznesit, Demokratët e Lirë (FDP), të cilët arritën të fitonin mbështetjen e duhur për të formuar një koalicion qeveritar të qendrës së djathtë, mbështesin misionin gjerman në Afganistan. Por, anëtarët e të dyja partive janë të vendosur në përcaktimin e disa afateve për tërheqjen e trupave gjermane nga Afganistani.