Maqedoni thirrje antishqiptare
Turpi vazhdon. Si kopjacë të këqinj, menjëherë pas djegies së flamurit shqiptar nga serbët në miqësoren me Spanjën, tifozët maqedonas kanë shfrytëzuar turneun ndërkombëtar të mundjes “Margaritari i Maqedonisë” për të ofenduar shqiptarët.
Aktiviteti i organizuar gjatë fundjavës në Radovish, e ku morrën pjesë rreth 70 mundës nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Bosnje Hercegovina u mbyll me një skandal të vërtetë.
Edhe një herë tifozët maqedonas kanë ofenduar me baza etnike dhe hodhën shumë parulla anti-shqiptare, mes të cilave “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” sa herë që në konkurrim ishte ndonjë mundës nga Shqipëria, Kosova apo edhe shqiptar i Maqedonisë.
Ofendimet kanë qenë më të theksuara gjatë finales ku në tapet ka hipur mundësi nga Kosova që përfaqëson Shqipërinë, Egzon Shala, i cili konkurroi përballë maqedonasit Goran Atanasov.
Prej thirrjeve anti-shqiptare, por edhe prej vendimeve tendencioze të gjyqtarëve, të cilët favorizonin në mënyrë të dukshme mundësin maqedonas, Shala vendosi të braktiste përballjen. Ndaj ofendimeve kanë reaguar edhe mundësit kosovarë, që në shenjë proteste refuzuan të merrnin pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve.
Sipas stafeve teknike nga Shqipëria dhe Kosova, përveç ofendimeve, në turneun “Margaritari i Maqedonisë” u regjistrua edhe një tjetër ngjarje e rëndë, ku rreth 20 persona të sigurisë kanë rrahur dhe goditur me grushte një mundës shqiptarë që garonte për Maqedoninë, vetëm për shkak të kombësisë së tij.