E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, uletçmimi i naftës

SHKUP - Prej mesnatës së të premtes Komisioni rregullator për energjinë ka vendosur uljen e cmimit të benzinës në 4,5 denarë për litër, ndërsa me  2,2 denarë nafta. Vendimi është marrë në pajtim me vendimin e Qeverisë që të ulet akcizat dhe kompensimi për rezervat e detyrueshme të naftës, njofton agjencia maqedonase e lajmeve mia.

Çmimi i ri i benzinës pa plumb prej 95 oktanë do të jetë 76 denarë për një litër, benzina prej 98 oktanë do të shitet për 77,5, ndërsa nafta DE-V për 68,8 denarë për litër.

Qeveria të mërkurën mori vendim për uljen e akcizave të benzines pa plumb për katër denarë për litër dhe naftës për dy denarë për litër. Njëkohësisht është ulur edhe kompensimi për rezervat e detyrueshme të naftës për 0,5 denarë.

Qeveria ndërmori këtë hap që të mbrojë standardin e jetesës, i cënuar për shkak të rritjes së çmimit të naftës në tregun botëror.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›