E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i 20 personave për vrasjen e 5-fishtë, familjarët protestë para gjykatës

SHKUP- Familjarë të të arrestuarëve në operacionin "Monstër" të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë ne Maqedoni kanë reaguar lidhur me arrestimet e të afërmeve të tyre. Pjesa më e madhe e familjarëve, të cilët u mblodhën pranë gjykatës kanë shprehur revoltën e tyre.

Familjarët theksojnë për agjencinë INA se duan drejtësi dhe lirimin e të ndaluarëve, por edhe theksojnë se nuk janë kundër nxjerrjes para drejtësisë të vrasësve të aktit mizor në Smilkovc. Mersim Hasipi, familjari i vajzës 20-vjeçare me mbulesë që është paraqitur në fotografitë gjatë dorëzimit pranë gjykatës themelore Shkupi 1, thekson se është i tmerruar me aktin e arrestimit të motrës së tyre.

"Jemi të shokuar se si kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar motrën tonë. Ajo eshte 100 për qind e pafajshme dhe as që ka të bëjë me çmendurite që u thanë nëpër media deklaroi Hasipi. Familja Bilalli gjithashtu thekson se është e shokuar nga arrestimi dhe dërgimi në gjykatë i nënës së tyre Feride Bilalli, 60-vjeçares nga Hotla e komunës së Likovës. Nderkohe familja Mersimi apelon që sa më shpejt të lirohet vajza e tyre dhe se të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë për të parë se çfarë po ndodhë.

Personat e arrestuar u dërguan sot në gjykate ku do të përballen edhe me akuzën.
(el.me/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Maqedoni, 20 personat e arrestuar për vrasjen e 5-fishtë sot në gjykatë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›