E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, zgjedhje të reja në mars 2010?

Shkup- Maqedonia nuk mund të shmangë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nëse nuk do të zhbllokohet procesi i integrimit në strukturat evroatlantike, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit.

Kjo bëhet e ditur ekskluzivisht për gazetën ‘24 orë’ nga një diplomat perendimor në Shkup. ‘Ky është shans i fundit që përbërja aktuale që ka pushtetin thuajse absolute të gjejë një zgjidhje dhe të jetë faktor uniteti për procesin e evrointegrimeve. Në rast se do të mbahet peng ky proces, atëherë rrugëdalja duhet të kërkohet nëpërmjet zgjedhjeve të reja. Qeveria aktuale ka dështuar para obligimeve të bashkësisë ndërkombëtare, sidomos Brukselit dhe Uashingtonit’, theksoi për të përditshmen diplomati evropian.

Sipas agjendës së bashkësisë ndërkombëtare, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic më 22 qershor palës maqedonase dhe asaj greke në Gjenevë do t`ia prezantojë planin e ri për zgjidhjen e kontestit të emrit, ku Shkupi do të përfaqësohet nga emisari Zoran Jolevski. Ky propozim pritet që të shqyrtohet në Shkup gjatë verës nëpërmjet takimeve të kreut shtetëror, por edhe katër liderëve të forcave relevante politike.

///start-ina///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›