E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu dekretoi emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka dekretuar dje emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Presidenti ka bërë këtë emërim duke u bazuar në Nenin 84, pika 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenin 7 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në propozimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 15 maj, si dhe në koordinim dhe marrëveshje të plotë me Zyrën Civile Ndërkombëtare.

Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë emëruar: Enver Hasani, Iliriana Islami, Gjyljeta Mushkolaj, Kadri Kryeziu, Ivan Çukalloviq dhe Altay Suroy. Ceremonia e betimit për të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të mbahet në të ardhmen e afërt, në koordinim me gjyqtarët dhe Zyrën Civile Ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›