Sejdiu përuron spitalin e Pediatrisë dhe Tomografisë në Gjilan
Gjilan - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi morën pjesë në inaugurimin solemn të Pediatrisë dhe Tomografisë së kompjuterizuar brenda spitalit regjional të Gjilanit të realizura me investime të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Kemi hyrë në një epokë të re, në atë që gjithmonë kemi thënë se Kosova është e gatshme dhe mezi pret ta dëshmojë veten si vend i qëndrueshëm, si vend i perspektivës për të gjtihë qyetarët, si vend i realizimit dhe plotësimit të standardeve më të mira jetësore, si vend që do të aspirojë shumë shpejtë lëvizjen e proceseve integruese drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-së. Dhe të gjitha këto ne i kemi arritur për një vitë e gjysëm, tash do të kemi edhe kremten e hyrjes ne fuqi të Kushtetutës të Republikës që t’i dëshmojmë në praktikë. Nuk është e lehtë dhe e themi me plotë gojën dhe me arsye, për arsye se kemi pasë një trashëgëmi të vështirë nga rrënimet e mëdha që i janë bërë qenies së Kosovës, në njerëz, në objekte infrastrukture, në potenciale ekonomike dhe gjithçka që ka pasë erën dhe ngjyrën e asaj që mund të mbajë mbijetesën e një populli”-deklaroi Sejdiu.
Presidenti kosovar tha se nuk mund të ketë një shëndetësi të mirë, nëse nuk realizohet një politikë shtetërore nëse bëjmë partikularizma.