Maqedoni, zgjidhen nënkryetarët e rinj të parlamentit

Parlamenti i Maqedonisë ka zgjedhur nënkryetarët e Parlamentit dhe trupat e tjerë parlamentar. Suzana Salihu nga radhët e BDI-së, Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE dhe Jani Makraduli nga LSDM janë propozimet e grupeve të deputetëve për nënkryetarë të parlamentit.
Përderisa Bashkimi Demokratik e ka konsideruar si arritje faktin që një femër shqiptare do të ushtrojë funksionin e nënkryetares së Parlamentit, për PDSH-në është e dyshimtë sjellja e BDI-së dhe marrëveshja e tyre vetëm me postin e nënkryetarit të parlamentit. Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Imer Aliu deklaroi se shqiptarët kanë shumë probleme serioze se të qenurit ose jo femër nënkryetare e parlamentit.