Kosovë, akuzohen 3 avokatë për krim të organizuar

3 avokatë kosovarë akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për krim të organizuar. Kjo aktakuzë është ngritur më 5 korrik,nëpërmjet të cilës akuzon avokatët Kolë Puka (i cili gjatë aktivitetit kriminal ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Komunale në Klinë), Zef Marleku dhe Lon Palushaj.
Kjo aktakuzë i ngarkon tre të pandehurit me veprën penale: krim i organizuar. “Lidhur me këtë rast së shpejti do të ngrihen edhe aktakuza të tjera, ndërkaq hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.