E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni,Selmani kandidat për president

Demokracia e Re ka zgjedhur kryetarin e saj, Imer Selmani, si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 22 marsit në Maqedoni.Këshilli Qendror i kësaj partie në mbledhjen e saj ka vendosur unanimisht që Selmani të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale.Zëdhënësi i kësaj partie, Arjanit Hoxha ka theksuar se për marrjen e këtij vendimi janë inkurajuar nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku për president u zgjodh afro-amerikani Barack Obama, edhe pse në këtë shtet jetojnë vetëm 15 përqind afro-amerikanë.Ai theksoi se DR pret mbështetjen e partive politike shqiptare, por dhe të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni.Demokracia e Re është partia e vetme shqiptare që ka konfirmuar garimin në zgjedhjet presidenciale, derisa dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH deri tani nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale, por vetëm pjesëmarrje në zgjedhjet vendore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›