E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil,numri i të vdekuve në kishë arrin në nëntë

Shtohet numri i viktimave që humbën jetën si pasojë e shembjes së çatisë së kishës së San Paolos në Brazil, ku në 2005-ën u martua futbollisti i njohur Ricardo Kakà. Të paktën nëntë është deri tani numri i të vdekurve dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, kur të hënën u shemb çatia e kishës ku po zhvillohej një ceremoni fetare. Ekipet e ndihmës së shpejtë i tremben faktit se nën rrënoja mund të ketë të tjera viktima ende të pagjetur. Në ambientet e kësaj kishe në dhjetor të 2005-ës Kaka lidhi kurorë më Caroline Celico. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Ndër të plagosurit, shtatë janë në gjendje kritike për jetën dhe janë rehabilituar në ambientet spitalore të San Paolos. Në momentin e shëmbjes së çatisë , kisha po boshatisej në pritje të fillimit të një tjetër ceremonie fetare. Në kishë mund të hyjnë deri në 2000 persona. Edhe pse në fund të vitit të kaluar, çatia e kishës u rindërtua, e gjithë struktura është shembur duke zënë përfund dhjetëra besimtarë. Shumë persona ende janë të shqetësuar për fatin e të afërmëve të tyre që ende nuk janë gjetur dhe që mendohet se mund të jenë nën rrënoja, megjithatë lajmi nuk është konfirmuar plotësisht nga ekipet e ndihmës braziliane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›