E Diel, 1 Nëntor 2026

Solana i dërgon tre porosi Thaçit

Prishtinë - Vendimin që zgjedhjet parlamentare të mbahen në vitin 2011, përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith e ka marrë pasi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Javier Solana, në Bruksel. Gazeta kosovare “Zëri”, e cila citon burime diplomatike perëndimore bën të ditur se Feith është kthyer në Kosovë me tri porosi për kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi. Gazeta komenton se lajmi i parë pozitiv është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 2011-ës.

Porosia e dytë e Feithit për Thaçin, sipas qarqeve diplomatike perëndimore, përkonte me një nismë të re që duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Thaçi – për përgatitjen e një dokumenti apo propozimi strategjik për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, ndërsa vetë Thaçi duhet t’u drejtohet me një fjalim të veçantë serbëve të Kosovës.

Ndërsa mesazhi i tretë i Feithit për kryeministrin Thaçi kishte të bëjë me zhvillimet në veri të Kosovës, i cili vazhdon të jetë burimi kryesor i problemeve politike dhe të sigurisë në Kosovë. Ky mesazh konstatonte domosdoshmërinë e bisedimeve të autoriteteve të Prishtinës dhe të Beogradit për disa nga temat që janë spikatur edhe në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, të 24 nëntorit të vitit të kaluar. /telegrafi/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›