E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/Valë largimesh në qeverinë Gruevski

Valë largimesh nga postet e larta ministrore kanë ndodhur të mërkurën pasdite në qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruesvki. Pas dorëheqjes së ministrit të arsimit, Pero Stojanovski i cili dha dorëheqjen për shkak të problemeve të fundit në USHT, ku shteti cenoi rëndë autonomin e këtij institucioni si dhe problemeve me hapjen e pesë paraleleve në gjuhën shqipe, sot pasdite dha dorëheqjen edhe ministri i Financave dhe ai Bujqësisë.
Sipas informacioneve të fundit, Ministër i ri i Arsimit do të jetë, Nikolla Todorov, drejtori i kadastrës së Shkupit ,ndërsa ministër i ri për Bujqësi do të jetë Lupço Dimovski. Ndërkaq, Vasko Naumovski do të jetë zëvendësministër për çështje evropiane, në vend të Ivica Bocevskit, i cili para një jave dha dorëheqje nga ky funksion. Ministër i ardhshëm i Financave dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i qeverisë do të jetë, Zoran Stavrevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›