E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diktatura e parrullave, prej 10 ditësh në rrugë si në fushatë

Posterat dhe banderolat vazhdojnë ende të qëndrojnë nëpër rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë që nuk ka vetëm një rrugë të mbushur me postera elektorale. Madje nuk është as hera e parë që ndodh kjo gjë . Edhe pas zgjedhjeve të kaluara, posterat dhe banderolat e partive politike kanë vazhduar të qëndrojnë aty me muaj dhe me vite. Edhe për qytetarët tashmë kjo gjë është bërë e bezdisshme. Ashtu si në çdo vend të botës që me mbarimin e fushatës elektorale këto postera duhet që të ishin hequr, por siç duket askush nuk ka vënë dorë mbi to dhe nuk dihet se kur do të fillojë aksioni për heqjen e këtyre posterave të kuq dhe atyre blu .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›