Maqedonia - sytë te Kosova, por pa komente
Zhvillimet e reja në Kosovë lidhur me vendosjen e EULEX-it në territorin e saj, kundërshtimi njëzëri lidhur me këtë vendosje i planit 6-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, nga ana e qeverisë dhe partive politike kosovare, duke e konsideruar atë si një të tillë që çon në ndarjen e Kosovës, bashkë me implikacionet e tjera, po ndiqen më vëmendje të madhe në Maqedoni, por pakkush dëshiron t‘i komentojë këto zhvillime, ndërsa duken qartë shenjat e shqetësimit dhe nervozizmit. A do të vendoset EULEX-i në të gjithë territorin e Kosovës, përfshi edhe në pjesën veriore të Mitrovicës? A do të shoqërohet kjo vendosje me demonstrata, ndoshta edhe të dhunshme? Mos vallë në Kosovë do të ketë ndonjë konfrontim të ri dhe, në qoftë se, larg qoftë, arrihet deri tek ai, a do të kalojë ai edhe në Maqedoni? Pyetje të tilla bëhen shpesh dhe nuk janë pa interes në Maqedoni, ndërsa shkaktojnë një valë të re shqetësimi në këtë vend me gjendje politike e siguri të brishtë, ndërkohë që askush nuk dëshiron t‘u japë, të paktën publikisht, përgjigje konkrete këtyre pyetjeve.
"Nuk kam koment për këto zhvillime, ky është vendim i OKB-së", vuri në dukje Kryeministri Nikolla Gruevski në përgjigje të një pyetjeje që i bëri ditët e fundit një gazetar lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë. Profesoresha e njohur e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, nga ana e saj, vë në dukje se në të gjithë këtë mes harrohet një e vërtetë e hidhur, se Kosova është një "konflikt i ngrirë", i cili ka vazhdimisht potencial për destabilizimin e rajonit. "Një fqinjësi e tillë, vetvetiu, është një faktor i keq për Maqedoninë, ndërkohë që kemi një ndikim të vogël tek ajo që ndodh atje. Prioriteti ynë është gjendja brenda vendit dhe këtu kam parasysh jo vetëm vigjilencën e organeve tona të sigurisë që vetëkuptohet, por edhe masat për stabilizimin politik dhe social në vend", i tha këto ditë znj. Vankovska një gazete të përditshme maqedonase. Se sa është Maqedonia e stabilizuar ne aspektet politike dhe sociale, kjo dihet tashmë, pa folur për ndasitë ndëretnike, sidomos maqedonase-shqiptare, që ende janë të pranishme dhe ngrenë kokë, herë pas here, kur situata politike majiset, sikurse ka ndodhur kjo edhe kohët e fundit, sidomos lidhur me zgjedhjet parlamentare të parakohshme të fundit, duke mos përmendur faktin, jo pa rëndësi, se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE është shtyrë, në rastin e parë për shkak të mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë, kurse në rastin e dytë, për shkak të vlerësimit negativ në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë. Sidoqoftë, po bëhen gjithnjë e më të lartë zërat se Kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i partisë shqiptare në koalicionin qeveritar, BDI, Ali Ahmeti, duhet të takohen posaçërisht për problemin e Kosovës. "Presim që Gruevski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e pakta që duhet të bëjnë, të takohen dhe t‘u dërgojnë një mesazh të përbashkët qytetarëve të vendit lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë", vuri në dukje këto ditë Andrej Zhernovski, një nga funksionarët e lartë të Partisë Liberal-Demokrate të Maqedonisë. Në vend ka edhe njerëz të tillë që parashikojnë skenarë të këqij lidhur me zhvillimet në Kosovë, pra të tilla që mund të çojnë deri në ndarje të vendit, por ka edhe zëra që janë më realistë dhe jo aq skeptikë, si p.sh., prof. Vllado Popovski, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-shef i kundërzbulimit maqedonas, sipas të cilit, në këtë fazë zhvillimesh në Kosovë, nuk ka rrezik për Maqedoninë, por, në qoftë se situata shkallëzohet në drejtim të destabilizimit, atëherë, ka të ngjarë, që edhe në Maqedoni të krijohen probleme. "Në rast të dezintegrimit në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë, ka të ngjarë, të solidarizohen me shqiptarët e Kosovës dhe kjo mund të përbëjë rrezik", thekson ai, duke vazhduar më tej se, sidoqoftë, "kam mendimin se udhëheqja jonë, deri tani, po mban një qëndrim në përputhje me situatën, ajo po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Prishtinë dhe nuk ka nevojë që këto zhvillime të dramatizohen, pasi, në këtë fazë, nuk ka tregues për kërcënim të situatës". Kurse ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Vllado Buçkovski, është i mendimit se Maqedonia duhet t‘i ndjekë më me seriozitet zhvillimet në Kosovë. "Është keq që nuk kemi një qëndrim shtetëror ndaj këtyre zhvillimeve, kurse rreziqet duken", vë në dukje ai. Analisti i njohur shqiptar, Mersel Bilalli, nga ana e tij, thotë se nuk duhet të flitet para kohe dhe se koha do ta tregojë se cilin drejtim do të marrin zhvillimet. "Kam mendimin se, deri tani, nuk ka arsye për alarm këtu, në Maqedoni. Por, sidoqoftë, nëse ndodh secesionizmi në Kosovë, atëherë kjo do të reflektohet në të gjitha shtetet e rajonit, përfshi edhe Maqedoninë", theksoi ai.