Korçë, sherr kalamajsh, por me thika
Dy minorenë nga një fshat i Korçës kanë përdorur thikat për të zgjidhur një zënkë mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barç të Rrethit të Korçës, ku ka mbetur i plagosur 9-vjeçari M.Fejzolli, i cili është qëlluar me thikë në bark nga një bashkëmoshatar. Policia tha se të dy të miturit e kanë nisur si shaka matjen e forcës midis tyre, por më pas njëri nga ata ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin. Sipas policisë, fëmija i plagosur është dërguar në spital dhe pas trajtimit mjekësor ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj të miturit tjetër ka nisur procedimi penal, por në gjendje të lirë.