E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, makina i merr jetën këmbësorit

Aksident vdekjeprurës në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë. Një këmbësor ka humbur jetën pas përplasjes me një mjet me targa të huaja. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Derven të Krujës mëngjesin e djeshëm. Si rezultat i përplasjes me makinën që lëvizte mbi shpejtësinë e lejuar në një zonë të banuar, ka vdekur në vend shtetasi Bardhok Luka, 40 vjeç. Viktima ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, në momentin që është goditur nga automjeti me targa greke, ndërkohë policia lokale ka bërë ndalimin e drejtuesit të mjetit për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›