Durrës, vdes në spital e vetëhelmuara
Ndahet nga jeta me një dozë fotoksine 19-vjeçarja. Pas dy ditë përpjekjesh të mjekëve për ta mbajtur në jetë, Elsuida Allmeta ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Rreth orës 07:00 të mbrëmjes së të hënës, 19-vjeçarja e lindur në Burrel dhe me banim në fshatin Sallmone të Shijakut, vdiq ndërsa ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia duke iu referuar deklarimeve të familjarëve të viktimës, bëri të ditur se e reja ishte dërguar të shtunën në spital, pasi kishte konsumuar një sasi lënde helmuese të tipit fotoksinë. Po punohet për të zbardhur rrethanat që e çuan të renë drejt këtij akti tragjik.