E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Festime mes miqsh e ne familje"

Gezimit per Kosoven e pavarur nuk i kane munguar edhe shqiptaret e vendit pjese e ish Federates Jugosllave, Malit te Zi. Megjithese nje pjese e mire e tyre nuk kane mundur te udhetojne drejt Prishtines, deklarata publike eshte dhene dy dite me pare nga Podgorica, qe njoftonte se shqiptaret ne Malin e Zi do te festonin diten e pavaresise. Komentet kane ardhur nga presidenti i Unionit Demokratik Shqiptar (DUA) ne kete vend, Ferhat Dinosha. Ai mbajti qendrim te njejte me autoritetet kosovare per shpalljen e Pavaresise dhe ndarjen e Kosoves nga Serbia edhe pa miratimin e Beogradit. "Ne festojme me te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen", tha Dinosha. I pyetur per menyrat e festimeve kreu i DUA deklaroi se atoi do te jene te thjeshta, me miqte dhe me familjet. "Shqiptaret e Malit te Zi duhet te sillen me dinjitet dhe te festojne dhe jo te ndihen keq", shtoi Dinosha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›