E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, bllokohet 1 kg hashash, tre në pranga

Tre të rinj nga qyteti i Durrësit u arrestuan pasi akuzohen se kanë shitur lëndë narkotike. Uniformat blu të qytetit bregdetar bëjnë me dije se kanë arrestuar 26-vjeçarin Riza Koçiu, 25-vjeçarin Gazmend Balla, dhe 19-vjeçarin Dorian Saraçi. Gjatë kontrollit të policisë, të rinjve u është gjetur 1 kilogram kanabis sativa, e cila shitej prej tyre në doza të vogla. Mësohet se aksioni i policisë ka nisur pasi gjatë kontrollit në banesën e 26-vjeçarit Riza Koçiu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.8 gram kanabis sativa, të cilat ai deklaroi se ua kishte blerë dy të rinjve të tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira në lagjen e plazhit nga 25-vjeçari Gazmend Balla u gjetën 1 kg e 11 gram kanabis. Mësohet se bashkë me Ballën u ndalua edhe 19- vjeçari Dorian Saraçi, si tregtues i lëndës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›